Aksident në Rrugën e Arbrit/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit.

Raportohet sedy persona janë plagosur dhe njeri është në gjendje të rëndë. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur ‘kokë më kokë’ në vendin e quajtur “Shkallët e Xibrrit”.

Dy të plagosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit. Njeri pritet të dërgohet drejtë Spitalit të Traumës në Tiranës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.