Aksident në qytetin e Korçës/ Makina përfundon në dyqan

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin e Republikës, përballë një dyqani.

Sipas informacioneve, për t’iu shmangur përplasjes, makina ka devijuar rrugën duke u përplasur me fasadën e një dyqani.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale./apel.media