Aksident në Malin e Robit, humb jetën 47-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme në Mal të Robit ku një automjet ka përplasur një çiklomotor dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i ciklomotorit, 47-vjeç.

Drejtuesja e automjetit, Iris Guma e cila është dhe ish-gruaja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi ka përplasur për vdekje Fatmir Dudën, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas burimeve drejtuesja e automjetit ka mbetur e lënduar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.