Aksident në Lushnje : Makina përplas tre fëmijë

Një aksident ka ndodhur në Lushnje ku një makinë ka përplasur tre fëmijë. Fëmijët ishin duke shkuar në shkollë në fshatin Allkaj dhe teksa kalonin rrugën janë goditur nga automjeti.

Fëmijët kanë pësuar dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon ndërkohë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.