Aksident në Lushnjë, autori largohet me shpejtësi nga vendngjarja

Aksidenti automobilistik i ndodhur ditën e sotme në Lushnjë ka përfshirë tre automjete. Një mjet tip “Tauareg”, ka përplasur dy mjete të tjerë, të cilët kanë përfunduar në një arë aty pranë.

Më pas “Touaregu” është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pamjet e aksidentit janë publikuar nga “Harta Digitale e Aksidenteve rrugore”.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, ndërsa mësohet drejtuesit e dy mjeteve janë plagosur lehtë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./apel.media