Aksident në Lezhë, plagoset rëndë shoferi. Dëmtohet edhe një kabinë elektronike dhe një makinë tjetër

foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë ku ka mbetur i palgosur rëndë shoferi.

Një automjet drejtuesi i së cilit dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur është përplasur fillimisht me një kabinë elektrike në Ishull-Lezhë me pas ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë një lagjeje dhe sërish nuk është ndaluar. Më pas ka goditur një makinë tjetër në qytetin e Lezhës.

Nga perplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Benz i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Lezhës.

Nga goditja e kabinës ka ngelur pa energji elektrike e gjithe zona e ishullit. Policia ne vendin e ngjarjes po kryhen veprimet ne te tre vendet ku është përplasur mjeti.