Aksident në Lezhë, përplasen 5 makina

Një aksident i 5-fishtë ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë mbrëmjen e sotme ku 5 automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Mësohet se nuk ka të lënduar. Shkak i aksidentit raportohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalim i gabuar.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet.