Aksident në Kamëz, i riu përplas për vdekje 35-vjeçaren

Aksident në Kamëz, i riu përplas për vdekje 35-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz. Një 23-vjeçar ka përplasur një 35-vjeçare e cila ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

 
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

“Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.“- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.