Aksident në Fushë-Krujë/ Makina del nga rruga, plagoset 18-vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një 18 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar lëndime.

I riu është dërguar menjëherë drejt spitalit.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:20, në Fushë-Krujë, shtetasi R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.