Aksident në fshatin Drashvicë të Vlorës, makinat dalin nga rruga

Pasditen e sotme në Vlorë, pranë fshatit Drashivicë, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në një tokë bujqsëore aty pranë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mjetet në momentin e përplasjes mësohet se kanë qenë duke ecur me shpejtësi të lartë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.