Aksident në Fier, kamioni përplaset me zetorin, një person mbetet i bllokuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të Premte në aksin Fier-Levan.

Mësohet se një kamion është përplasur me një zetor me rimorkio e për pasojë ka mbetur i bllokuar në zetor drejtuesi.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Polica dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.