Aksident në Elbasan, plagoset shoferi i motorit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të Shtunë pranë shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan.

Një motor është përplasur me një mjet të tipit furgon.

Drejtuesi i motorit të një pike postare mbeti i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se drejtuesi i mototit është jashtë rrezikut për jetën.