Aksident në Elbasan, makina përplas 33-vjeçarin, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në Elbasan ku një makinë ka përplasur një person i cili ka qenë duke ecur me bicikletën e tij. Njoftimi i policisë: Më datë 14.01.2022, rreth orës 19...
Aksident në Elbasan, makina përplas 33-vjeçarin, dërgohet me urgjencë drejt spitalit
Foto: Aksident në Elbasan, makina përplas 33-vjeçarin, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në Elbasan ku një makinë ka përplasur një person i cili ka qenë duke ecur me bicikletën e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2022, rreth orës 19: 20, në lagjen Emin Matraxhiu, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.