Aksident në Bulqizë, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë.

Policia bën me dije se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip “Fiat” dhe për pasojë është përplasur me barrierat e rrugës. Si pasojë ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

“Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, shtetasi E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.