Aksident në Bulqizë, ndërron jetë një 25-vjeçar

foto ilustruese

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa viktimë ka mbetur një 25-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.