Aksident në bulevardin Zhan D’Ark në Tiranë, makina përplas motoçikletën

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin Zhan D’Ark në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip “Ford” përplaset me motoçikletën në zonën pranë Kishës në kryeqytet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës.

Bëhet me dije se i lënduari është në gjendje të mirë shëndetësore.