Aksident në Berat, shoferi përplas të moshuarin

Aksident në Berat, shoferi përplas të moshuarin

Një aksident  është regjistruar mesditën e kësaj të premte në fshatin Lapardha të Beratit.

Një shofer ka përplasur me makinë një të moshuar teksa ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë 85-vjeçari i plagosur, Ramadan Boni, është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A.A., është shoqëruar në polici.

 
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, për zardhjen e plotë të rastit.