Aksident në aksin Përrenjas – Librazhd, një person në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur  në aksin Përrenjas – Librazhd, këtë pasdite, ku janë përfshirë dy mjete motorike. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qukës dhe sipas të dhënave drejtuesi i motorit ësh...

Një aksident ka ndodhur  në aksin Përrenjas – Librazhd, këtë pasdite, ku janë përfshirë dy mjete motorike.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qukës dhe sipas të dhënave drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Qukës, shtetasi T. Zh., 33 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd , duke drejtuar mjetin tip, “Benz”, është përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin E.S.,

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe një këmbësor shtetasi K.H., 34 vjeç, banues në Librazhd, janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./ old.apel.media