Aksident në aksin Milot- Rrëshen, plagosen dy persona

Një aksident me pasojë plagosjen e dy shtetaseve që ishin pasagjere në mjetet e aksidentuara ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Milot- Rreshen.

Sipas policisë, mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.

Të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën në spitak, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Rreshen, mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M., ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.