Dy persona kanë mbetur të lënduar pasditen e sotme, kjo si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Patoku, teksa në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe “Volswagen”.
Ndërsa bëhet me dije se policia ka shkuar në vendngjarje, mirëpo ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e të plagosurve./apel.media