Aksident në aksin Lushnjë – Berat, humb jetën e moshuara

foto ilustruese

Një grua e moshuar rreth 70 vjeçe, ka ndërruar jetë sot në Lushnjë pasi u aksidentua nga një makinë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.