Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një fëmijë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Lezhë-Shkodër, ndërsa raportohet se kanë mbetur disa persona të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Burime për median bëjnë me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin.