Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplaset trajleri me autobusin me pasagjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë ishull Shëngjinit.

Burime për median bëjnë me dije se një autobus me pasagjerë brenda është përplasur me një trailer te kryqëzimi i Shëngjinit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Mësohet se nga përplasja është plagosur një fëmijë, i cili është dërguar për mjekim në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.