Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Hima”, ku janë përfshirë në përplasje 3 mjete.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.