Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje.
45-vjeçari P.K. ka qenë duke drejtuar motorin kur ka humbur ekuilibrin mbi mjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se 45-vjeçari ka humbur ekulibrin mbi drejtimin e motorit për shkak të një arresti kardiak. Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.