Aksident me pasojë vdekje në Fier/ Makina përplas një person, shoferi largohet nga vendngjarja

Aksident me vdekje në Fier. Një makinë përplasi 15-vjeçarin qê udhëtonte me biçikletë, i cili për pasojë ndërroji jetë në spital gjatë natës. NJOFTIMI I POLICISESpecialistët e Sektorit të Qarkullimit ...
Aksident me pasojë vdekje në Fier/ Makina përplas një person, shoferi largohet nga vendngjarja
Foto: Aksident me pasojë vdekje në Fier/ Makina përplas një person, shoferi largohet nga vendngjarja

Aksident me vdekje në Fier. Një makinë përplasi 15-vjeçarin qê udhëtonte me biçikletë, i cili për pasojë ndërroji jetë në spital gjatë natës.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.