Aksident i rëndë tek “Kafe Flora”, përmbyset makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Durrësit”, pranë kafe “Flora”.

Një makinë e tipit “Fiat”me targa “AA657 EJ” ka përplasur një makinë tjetër e cila ka përfunduar në trotuar.

Thuhet se nga aksidenti ka të plagosur, pasi në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, por nuk dihet gjendja e tyre.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkoh policia po zbardh ngjarjen./apel.media