Aksident i rëndë në Maminas, plagoset rëndë 1 person (Video)

Pasditen e sotme në Maminas ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që mjeti tip Wolsvagen është përmbysur në rrugë.

Shoferi 40-vjeçar i një prej makinave ka përfunduar jashtë saj nga përplasja e fortë dhe siç shihet në foto, është i shtrirë anës rrugës. Ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe e transportoi për në spital.

Ende nuk dihen detaje shtesë lidhur me këtë aksident, që fatmirësisht përfundoi vetëm më dëme materiale dhe lëndime të lehta.

Njoftimi nga Policia:

Me datë 13.05.2021, rreth orës 17:40, në Vorë, janë përfshirë në aksident 2 mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.