Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës/ Humb jetën kalimtari 60 vjeçar

Viktimë e një aksidenti pak minuta me parë, ne aksin Kombëtar Tirane- Durres, ka mbetur një 60 vjeçar, i cili po kalonte rrugën por fatkeqësisht është përplasur nga një mjet që drejtohej nga 62 vjeçari me inicialet A.A.

Ende nuk dihet identiteti i tij. Policia njofton se :

“Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.