Aksident i rëndë/ Humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”.

Sipas informacioneve mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtusi i motoçikletës, 61 vjeçari jetonte në Torovicë të Lezhës, i cili fatkeqesisht nuk iu mbijetoi dot plagëve të marra nga aksidenti.

Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit drejtuesin e mjetit M.Sh., për veprime të mëtejshme hetimore lidhur me ngjarjen./apel.media