Aksident i frikshëm në Kosovë, 14 makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident masiv ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Fushë-Kosovë. 14 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, por n...
Aksident i frikshëm në Kosovë, 14 makina përplasen me njëra-tjetrën
Foto: Aksident i frikshëm në Kosovë, 14 makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident masiv ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Fushë-Kosovë. 14 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, por nuk dihet ende numri i saktë i tyre.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”,  shprehen përfaqësues të policisë.

Rruga është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet policore dhe ekipet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.