Aksident fatal në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 2 makina, humbet jetën 55-vjeçari (DETAJE)

ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.