Aksident automobilistik në Greqi, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar

Një 46-vjeçar shqiptar në Messina të Greqisë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në orën 17:00 pas një aksidenti automobilistik. Aksidenti ndodhi kur motori që drejtonte shqiptari është përplasur me ...
Aksident automobilistik në Greqi, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar
Foto: Aksident automobilistik në Greqi, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar

Një 46-vjeçar shqiptar në Messina të Greqisë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në orën 17:00 pas një aksidenti automobilistik.

Aksidenti ndodhi kur motori që drejtonte shqiptari është përplasur me një mjet ndërtimi në afërsi të fshatit Episkopi.

Pas zbardhjes së dinamikës së ngjarjes një ekskavator po dilte nga një rrugë dytësore, kur 46-vjeçari u përplas me të dhe pësoi goditjen fatale që i mori jetën.