AKEP publikon matjet e rrezatimit të valëve celularë në Shqipëri

Matje më specifike janë përqendruar kryesisht në shkolla dhe spitale, por ka pasur monitorime edhe në hapësira të tjra, ku ka qasje të pakufizuar. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare publikoi matjet mbi rrezatimet e telefonisë celulare, me metodën “Broadband Measurement.”

Në faqen zyrtare AKEP , publikoi matjet e bëra nga rrezatimet jojonizuese në Shkodër, Kukës, Sarandë, Delvinë, Pogradec, Librazhd, Përmet, Ersekë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Kavajë, Durrës, Lushnje dhe Fier.

Institucioni tha se këto matje janë bërë për të adresuar shqetësimet e përdoruesve të telefonisë mobile, lidhur me ekspozimin ndaj valëve elektromagnetike të telefonëve celularë.

“Gjatë 2019 AKEP po kryen një program matjesh për të vlerësuar nivelet e emetimit rreth stacioneve bazë të telefonisë celulare në të gjithë territorin e vendit. Vlerat e mara nga këto matje mund të referohen për krahasim me vlerat e përcaktuara nga ICNIRP Guidelines për “Limiting Exposure to Time‐Varying Electric, Magnetic and ElectromagneticFields”, shprehej AKEP. Matje më specifike janë përqendruar kryesisht në shkolla dhe spitale por ka pasur monitorime edhe në hapësira të tjra ku ka qasje të pakufizuar./apel.media