Akademia e Sigurisë e Policisë së Shtetit, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare, me temë “Standardizimi i trajnimeve dhe i formimit të punonjësit bazë të Policisë”, në SHBA

Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof. Ilirjan Mandro dhe dy përfaqësues të tjerë të institucionit elitë të formimit policor në vend, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Standardizimi i t...
Akademia e Sigurisë e Policisë së Shtetit, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare, me temë “Standardizimi i trajnimeve dhe i formimit të punonjësit bazë të Policisë”, në SHBA
Foto: Akademia e Sigurisë e Policisë së Shtetit, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare, me temë “Standardizimi i trajnimeve dhe i formimit të punonjësit bazë të Policisë”, në SHBA

Rektori i Akademisë së Sigurisë Prof. Ilirjan Mandro dhe dy përfaqësues të tjerë të institucionit elitë të formimit policor në vend, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Standardizimi i trajnimeve dhe i formimit të punonjësit bazë të Policisë”, të zhvilluar në Denver, Kolorado, SHBA, e cila u mirëprit nga Drejtori i Përgjithshëm i ICITAP, Gregory Dukot, Zëvendësdrejtori, Arturo Venegas dhe nga asistentdrejtori i ICITAP për Europën.

Gjatë kësaj konference, u vlerësua me superlativa inciativa risi, e ndërmarrë nga Akademia e Sigurisë e Policisë së Shtetit, për organizimin e tryezës së rrumbullakët me akademitë e vendeve të Ballkanit, me objektiva: realizimin e trajnimeve të përbashkëta, si dhe unifikimin e kurrikulave dhe metodave të mësimdhënies që aplikohen në institucionet homologe. Gjithashtu, u vlerësua progresi i dukshëm i bërë nga Akademia e Sigurisë, në drejtim të rritjes dhe europianizimit të kapaciteteve mësimdhënëse, si dhe ndikimi pozitiv që ka patur Akademia e Sigurisë, për modernizimin e teknikave investigative dhe zgjerimin e bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit, me qëllim përmbushjen e objektivave unikë kundër trafiqeve dhe terrorizmit.

Përfaqësuesit e Akademisë së Sigurisë, përmes kësaj konference, u siguruan për mbështetjen e ICITAP dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare të formimit policor, në drejtim të aplikimit të teknikave të avancuara të hetimit, aplikimit të formimit policor sipas target-grupeve (si efektivë të antiterrorit, kufirit, rendit publik etj), si dhe të hartimit dhe zbatimit të kurrikulave të dedikuara, të përshtatura me karakteristikat sociale të vendit.

Në këtë konferencë u zhvilluan gjithashtu takime me drejtues të tjerë të akademive policore, të cilët shprehën interesin e tyre, për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me Akademinë e Sigurisë të Policisë së Shtetit.