“Air Albania” plot, tifozët fillojnë festën

Stadiumi “Air Albania” tashmë është mbushur, ndërsa tifozët kanë filluar festën. Të shumtë në numër dhe të veshur kuqezi ata janë në mbështetje të kombëtares, e cila edhe pse tashme e kualifikuar në E...

Stadiumi “Air Albania” tashmë është mbushur, ndërsa tifozët kanë filluar festën.

Të shumtë në numër dhe të veshur kuqezi ata janë në mbështetje të kombëtares, e cila edhe pse tashme e kualifikuar në EURO 2024 synon të marrë edhe një fitore në shtëpi me Ishujt Faroe.  Kombëtarja shqiptare renditet e para në Grupin E me 14 pikë, Çekia 12 pikë, Polonia 11, Moldavia 10 dhe Ishujt Faro 1 pikë.