Sikur të mos mjaftonte tërmeti i 26 nëntorit, pak ditë më parë në kryeqytet fryu një erë e fortë dhe pati jo pak dëme.
Tërmetit dhe erës nuk i ka shpëtuar as stadiumi “Air Albania”, ku raportohet se ka dëme të konsiderueshme. Nuk bëhet fjalë për strukturën, por për xhamat dhe për materiale brenda stadiumit.
Kompania përgjegjëse deri tani ka shpenzuar 58 milionë euro dhe duhet të paguajë edhe më shumë për këto dëme. Problemi që ka shkaktuar dëmet raportohet të ketë qenë lënia hapur e disa dritareve në fasadë, gjë që ka lejuar kalimin e erës së fortë në ambientet e stadiumit./apel.media