Ahmetaj: Ja sa do jetë paga për mjekët dhe infermierët

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot se paga për mjekët do të jetë 1200 euro kurse për infermierët 700 euro.

“Do rrisim pagën 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët”, tha Ahmetaj.

Rama tha se vendimi final për mjekët, infermierët dhe mësuesit do të merret javën që vjen, ku do lajmërohet përmes një konference për shtyp.

“Javën tjetër do kemi besoj komunikimin final për pagat e mjekëve dhe mësuesëve dhe do vijmë me llogari me fakte dhe me shifra. Përqeshja e shifrave në emër të popullit është bërë një sëmundje që duhet kuruar”, tha Rama.