Agron Tufa: Ka rreth 3000 sigurimsa në administratë

Në një intervistë për median gjermane “DW”, Agron Tufa shprehet se janë rreth 3000 ish sigurimsa në administratën shtetërore.

Ndër të tjera Tufa gjithashtu ka folur edhe për arsyet që e çuan që të kërkonte azil në Zvicër.

Ai tha se e kishte marrë këtë vendim, pasi kërcënimet ndaj familjes së tij ishin shtuar së tepërmi kohët e fundit.

“Numri i ish-sigurimsave në administratën e Shqipërisë mendohet të jetë rreth 3000. Strukturat e vjetra të Sigurimit kontrollojnë ende jetën politike në Shqipëri. Ata janë ende në pozicione super të rëndësishme, dy syresh pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK), e cila aktualisht merret edhe me vettingun në Shqipëri”, tha ish drejtori i ISKK, Agron  Tufa. /apel.media