Agron Shehaj: Unë nuk kam firmosur formular për thirrjen e Kuvendit

Agron Shehaj i ftuar sonte në Open u përball me mesazhin e një qytetareje e cila thoshte se procesi i firmave për Kuvendin e 11 dhjetorit është i manipuluar.

Ajo e pyet se si ka mundësi që del sikur ajo ka firmosur, por në fakt ajo nuk e ka bërë.

Agron Shehaj: Po pse çdo lloj lloj budallallëku do marrim dhe do e sjellim këtu ne? Po jo pra se nuk bëhet kjo gjë, nuk sillet çdo budallallëk. Ajo ka ndërruar mendje ndoshta dhe thotë kështu. Unë bëra atë që mund të bënte çdokush tjetër. E dini ju që unë vetë nuk ka firmosur? Nuk kam firmosur por shkova dhe bëra verifikimet që mund t’i kishte bërë dhe dikush tjetër. Nuk ka ndonjë gjë të madhe që të shkosh dhe të marrësh 100 persona në telefon. 100, 120 se thoni pastaj, jo se tha 100 fiks pastaj 120. Unë i mora dhe 98% e tyre u konfirmuan. Numrin e zonjës në fjalë nuk e kisha përshembull.