Agron Gjekmarkaj tallet me Berishën: Në PD ka rënë gjylja, Doktori na e shpalli Bashën poliagjent të Cufe Danës

Agron Gjekmarkaj është tallur me Sali Berishën, me anë të një shkrimi ironi, përr atë që po ndodh në PD. “Me Mimin kemi lënë një kafe mbase me ndihmon të përmirësoj raportet me personazhet e mi të sat...
Agron Gjekmarkaj tallet me Berishën: Në PD ka rënë gjylja, Doktori na e shpalli Bashën poliagjent të Cufe Danës
Foto: Agron Gjekmarkaj tallet me Berishën: Në PD ka rënë gjylja, Doktori na e shpalli Bashën poliagjent të Cufe Danës

Agron Gjekmarkaj është tallur me Sali Berishën, me anë të një shkrimi ironi, përr atë që po ndodh në PD.

“Me Mimin kemi lënë një kafe mbase me ndihmon të përmirësoj raportet me personazhet e mi të satirave që ti e di se ti e di që i kam lënduar nga pak por pa te keq, se me pëlqen të qesh pak sa me veten po aq me te tjerët. E mora seriozisht komplimentin që me bëre kur me pe si dekor i zonjës Gridë!

Një herë e hëngra nga njerzillëku e padija por në me pafsh më t’u qitë kokën pas të tjerave si kopuk , bjeri në pjate televizorit, thyeje se të blej tjetër, dhe hiç mos u mundo të kujtosh sa qindra herë je shfaqur vete.

Këtej nga ne në PD ka rënë gjylja. Doktori ynë ka gjetur armiq të shumtë në gjirin e partisë dhe po i bën copash siç e ka zakon. Madje vete kryetarin e shpalli poliagjent të Sorosit, të Ramës dhe të Cufe Danës.

Nga foltorja në foltore po i shpie demokratet në fitore. Mua vete xhajë Ramazan Daci i dalë nga zyrat e Komitetit qendror, me ka kërkuar t’ju kthej borxhin demokrateve dhe t’ja lë mandatin një mbështetësi të Doktorit!

Eh more Ditmir eh,

Shpesh bie në mërzi e melankoli të thellë dhe nëse nuk do të lexoja veprat e Aldo Bumçit nuk e di se si do t’ja dilja ! Ai në momente te vështira për kombin ka udhëhequr drejtësinë, kulturën madje edhe diplomacinë. Në partinë tonë ka disa mendimtarë dhe ata janë për ne si Shën Agustini, Xhirolamo, Shën Toma e Xhovani Kristomo për Kishën Katolike.

Për sot po e lë me kaq. Po edhe ti shkruaj ndonjëherë se shokët i ke në merak ! Ata vërtete janë të zënë për ta bërë Shqipërinë zonjë, por të kujtojnë me mall e brenge teksa fshijnë djerset”, shkruan Gjekmarkaj.