Agjensia Kombëtare Zonave të mbrojtura, thirrje blegtorëve të Parqeve, për të shmangur ndezjen e zjarreve

Ditën e djeshme, rreth ores 15:40, morëm njoftimin se mbi aksin rrugor Nivan –Konckë, të Parkut Natyror “Zagori” ishte shfaqur një vatër zjarri.Menjëherë në vendngjarje mbërritën stafi i AdZM Gjirokas...
Agjensia Kombëtare Zonave të mbrojtura, thirrje blegtorëve të Parqeve, për të shmangur ndezjen e zjarreve
Foto: Agjensia Kombëtare Zonave të mbrojtura, thirrje blegtorëve të Parqeve, për të shmangur ndezjen e zjarreve

Ditën e djeshme, rreth ores 15:40, morëm njoftimin se mbi aksin rrugor Nivan –Konckë, të Parkut Natyror “Zagori” ishte shfaqur një vatër zjarri.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën stafi i AdZM Gjirokastër, zjarrfiksat e sektorit të MZSH-së Libohovë dhe Dropull, të cilët arritën që në orën 21:30 të neutralizojnë dhe të fikin zjarrin, duke mos lejuar dëmtime në mjedis dhe në banesat e fshatit Nivan.
Të pranishëm ishin dhe forcat e Policisë së Shtetit për të hetuar mbi shkaqet e rënies së zjarrit.
Me këtë rast u bëjmë thirrje blegtorëve të Parkut për të shmangur ndezjen e zjarreve.
Ndezja e zjarreve përbën krim mjedisor dhe dënohet si i tillë.