Agim Kajmaku i prish skenarin ministres së Energjisë/ Shkarkon dy nënkryetarët e emëruar nga Balluku

I akuzuar për  “përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”, akuzë që parashikon dënim me 10 vjet burg, Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku përpara largimit nga detyra si rezultat i vendimit që KQZ mori pak ditë më parë, ka shkarkuar 2 nënkryetarët e bashkisë.

Të dy nënkryetarët sipas burimeve të disa mediave, pretendohet se janë njerëz të afërt të Ministres së Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit, sipas po të njëjtave burime, thuhet se ka ndikuar që në vendin e Kajmakut, të komandohej nënkryetarja e Bashkisë Vorë, Laureta Omuri.

Në të tilla rrethana, Kajmaku ka shkarkuar dy nënkryetarët e Bashkisë Vorë dhe ditën të premten e fundit që ka qenë në detyrë, Kajmaku ka firmosur jo vetëm shkarkimin e dy nënkryetarëve, por edhe emërimin e shefit të tij të kabinetit, Genti Picarin. Mësohet se nënkryetarja e shkarkuar e Bashkisë Vorë Laureta Omuri, e njohur si njeriu i Ballukut, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për falsifikim dokumentesh./apel.media