Agim Bendo, gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, jep dorëheqjen/ Frika nga Vetting

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Ai është 1 nga 10 gjyqtarët më ta pasur në Shqipëri. Agim Bendo ka gjykuar çështje ‘të nxehta’ në drejtësinë shqiptare, si ajo e ’21 Janarit”, dosjen Hakmarrja për Drejtësi dhe çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Komisionin e Vettingut. Pritet të zhvillohet edhe mbledhja e KLGJ mbi shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes të gjyqtarit./ apel.media