Afrimi i ciklonit të fuqishëm nga Italia, do sjellë reshje shiu anekënd rajonit/ Parashikimi i pabesueshëm për motin

Afrimi i ciklonit të fuqishëm nga Italia do të sjellë reshje shiu anekënd rajonit tonë, ndërsa me uljen e temperaturave gjatë ditëve të ardhshme ka gjasa që të kemi zbardhjen e maleve më të larta në rajon duke përfshirë edhe Kosovën dhe Maqedoninë Veriore, shkruan Meteoballkan .

Depërtimi i masave të ftohta ajrore nga verilindja e Kontinentit pritet të shoqërohet me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në malet më të larta priten edhe reshje shqote dhe bore.

Pra, para nesh pritet një periudhë me mot vjeshtor dhe reshje të herëpashershme shiu. Në malet më të larta priten edhe reshje bore, ndërsa evoluimi i mëtutjeshëm i gjendjes sinoptike do të na jap mundësi që të shohim më qartë se sa do të zgjasë moti jo-stabil dhe se deri në cilën lartësi mbidetare mund të paraqiten reshjet e para të borës.

Reshje të dendura bore mund të ketë në veriun e Malit të Zi, ndërsa nuk përjashohet tërësisht mundësia që reshje bore të ketë edhe nëpër disa vende më të ulëta në Bosnjë dhe Hercegovinë.