Mediat në SHBA: Aeroplani me 176 pasagjerë u qëllua me raketa nga Irani

Aeroplani me 176 pasagjerë i rrëzuar në Teheran është qëlluar me raketa tokë-ajër, bëjnë me dije mediat në SHBA.

Aeroplani i kompanisë ajrore ukrainase Boeing 737 është qëlluar me shumë gjasë gabimisht.

Inteligjenca amerikane arriti të dallojë dy raketa të lëshuara, mendohet të modelit SA-15, vetëm pak çaste para se aeroplani të rrëzohej pranë Teheranit

Të 176 pasagjerët humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit ndërsa Irani refuzon të dorëzojë kutinë e zezë.

Aeroplani u rrëzua vetëm tre orë e gjysmë pasi Irani lëshoi një sërë raketash në drejtim të dy bazave amerikane në Irak. /apel.media