Adoleshentët milionerë të “Tik Tok”! Nuk do ta besoni sa paguhen 7 nga përdoruesit më të njohur të aplikacionit

Këtë fillim viti, “Forbes” ka zbuluar shtatë krijuesit në “Tik Tok” me fitimet më të mëdha, duke publikuar se sa shumë ka fituar secili vetëm vitin e kaluar. Sipas vlerësimit të “Forbes”, shtatë kriju...
Adoleshentët milionerë të “Tik Tok”! Nuk do ta besoni sa paguhen 7 nga përdoruesit më të njohur të aplikacionit
Foto: Adoleshentët milionerë të “Tik Tok”! Nuk do ta besoni sa paguhen 7 nga përdoruesit më të njohur të aplikacionit

Këtë fillim viti, “Forbes” ka zbuluar shtatë krijuesit në “Tik Tok” me fitimet më të mëdha, duke publikuar se sa shumë ka fituar secili vetëm vitin e kaluar.

Sipas vlerësimit të “Forbes”, shtatë krijuesit më të mirë të aplikacionit për ndarjen e videove, të cilët janë të gjithë nën moshën 25 vjeç, “kanë fituar kolektivisht 55.5 milionë dollarë”, me pjesën më të madhe të parave të tyre që vijnë nga përmbajtja e sponsorizuar – e cila mund të shkojë për diku midis 100,000 dollarë në 500,000 dollarë për postim.

“Forbes” gjithashtu vuri në dukje se vitin e kaluar, yjet e mediave sociale kanë filluar të zgjerojnë dhe diversifikojnë të ardhurat e tyre edhe në platforma jashtë aplikacionit. Kjo përfshin përfshirjen e roleve në film dhe televizion, marrëveshje librash, shfaqje koncertesh dhe madje edhe krijimin e kompanive të tyre të prodhimit.

Në krye të listës së Forbes ishte Charli D’Amelio, e cila mori mbi 17.5 milionë dollarë nga aplikacioni dhe burimet e saj të tjera të të ardhurave.

Pas Charlit në listë në vendin e dytë ishte motra e saj e madhe Dixie D’Amelio, e cila ka fituar 10 milionë dollarë.

Me 8.5 milionë dollarë të fituar, vendi i tretë në listë shkoi për Addison Rae. Vetëm vitin e kaluar, 21-vjeçarja jo vetëm që postoi video në TikTok, por gjithashtu luajti në filmin e saj të parë.

Vendi i katërt ishte një barazim midis dy krijuesve që secili mori 5 milionë dollarë: Bella Poarch dhe Josh Richards.

Ndërkohë, një tjetër barazim në vendin e pestë, Kris Collins dhe Avani Gregg fituan secili mbi 4.75 milionë dollarë për videot e tyre gazmore dhe kreative./Iconstyle