Açka jep dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Edukimit, Basha nuk ia pranon

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka sot në mbledhje e parë të komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga funksioni si kryetare e këtij k...
Açka jep dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Edukimit, Basha nuk ia pranon
Foto: Açka jep dorëheqjen si kryetare e Komisionit të Edukimit, Basha nuk ia pranon

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka sot në mbledhje e parë të komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga funksioni si kryetare e këtij komisioni.

Açka e cila njihet si një deputete “besnike” e Lulzim Bashës, është shprehur se i ka dërguar dorëheqjen kryetarit të Partisë së saj.

Dyshohet se Basha ndihet ‘i frikësuar’ nga vetmia, prandaj nuk ka pranuar kërkesën e dorëheqjes së Flutra Açkës. Momentalisht janë vetëm 9 deputetë që i ka pas vetes Lulzim Basha dhe i përdor si “vegla” për qëllimet e tij.

“Që të jem e sinqertë, ngaqë ndjej jo vetëm fyerje, jo vetëm me punën por dhe me çështje etike, unë i kam kërkuar kryetarit të Partisë sime dorëheqjen nga ky Komision, sepse kam turp me njerëz të cilët nuk kanë as minimumin qoftë edhe njerëzor, në raport me njeriun që kam punuar dy vite. Por nuk më është pranuar dorëheqja, jam në pritje”, është shprehur Açka.

Kjo është dorëheqja e dytë në këtë komision, pasi edhe neënkryetari Petro Koci ka dhënë dorëheqjen dhe priten zëvendësimet.