Abuzoi seksualisht me nipin 8 vjeçar/ Gjykata lë në burg 45-vjeçarin

Mbrëmjen e sotme është paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat 45-vjeçari Belul Kokollari, i akuzuar se ka abuzuar seksualisht me nipin e tij.

Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja e çështjes si dhe me masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Menjëherë pasi ka dëgjuar akuzën e ngritur ndaj tij, Kokollari ka deklaruar vetëm që “është një montim”, duke mos pranuar kështu fajin. 45-vjeçari nga Prizreni u arrestua në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri.

Ai akuzua nga nipi i tij 8 vjeçar, se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.