Edhe pse një ves i së shkuarës, vjedhja e komshiut trashëgohet ende sot. Koha kur shqiptarët nga pamundësia e të paturit sendet kryesore apo ushqimet, dilnin e plaçkitnin komshiun në furrikun e pulave apo në hajatet e lopëve, nuk ka përfunduar ende mesa duket.
Mizerabiliteti që gjeneronte fukarallëku i tyre nga sistemi më i egër komunist, i detyronte të tregonin zotësi nëpërmjet veseve më të ulta, siç është Vjedhja, madje nga ajo kohë ka mbetur shprehja “pula e komshiut të shijon më shumë”.
Edhe pse një pjesë e tyre zbritën në qytetet urbane, nuk e kanë harruar vesin e “dorës”. Në një pallat në Tiranë, dikush e ka zbuluar kush i ka vjedhur këpucët, por ka gjetur një mënyrë për t’a paralajmëruar t’ia kthejë sërisht. Kjo mund të ndodhë veç në Shqipëri/apel.media